Kastrioti e fiton bindshëm ndeshjen e parë me Vëllaznimin

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar bindshëm gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të shtunën mbrëma në “Bill Clinton”, Kastrioti fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 41:27.

Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 22:12.

Jeton Bislimi e Yassine Henahen i realizuan nga shtatë gola për ferizajasit. Nga pesë i shtuan Ledri Mustafa e Albin Ahlin.

Te Vëllaznimi nëntë gola i shënoi Ardi Halili. Çlirim Rama i realizoi gjashtë e Florian Rexha pesë.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale zhvillohet në Gjakovë. Kastriotit i duhet edhe një fitore për vend në finale.

Kastrioti stinorin e rregullt e përfundoi në vendin e parë, ndërsa Vëllaznimi në të katërtin. /Kosova.info/


Go to TOP