Kardiokirurgu i QKUK-së: Lëshoni karriget, kemi m’u turpnue edhe n’varr

Pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në repartin e Gjinekologjisë, ka reaguar Leonard Bytyqi, kardiokirurg nga QKUK-ja, i cili duke dënuar rastin, ka thënë që shumë persona duhet të kërkojnë falje publike e të dhënë dorëheqje.

Bytyqi ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje, përkundër që rasti nuk lidhet direkt me punën e tyre, por se një gjë e tillë duhet të bëhet për të treguar se dikujt i intereson për njerëzit që po vriten.
“Lshoni karriget, ikni prej atyne 2 grosh vota që keni me i marr mas 1 viti, e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje. Mane n’mend, kena me u turpnue edhe n varr,” ka shkruar Bytyqi ndër të tjera.

Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.

I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët.

I njëjti ndodhet ende në arrati.

Go to TOP