Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit

Karateistët e Kosovës kanë fituar kundër Maqedonisë së Veriut, por janë mposhtur nga Spanja në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Yerevan të Armenisë.

Ekipi i djemve të Kosovës përbëhet nga Betim Maliqi, Leart Gashi, Shpresim Shabani, Jakup Ajdari dhe Islam Selmani. 

Në përballjen e parë, Kosova ka mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:1. Megjithatë, në ndeshjen e radhës kundër Spanjës, karateistët kosovarë janë mposhtur djemtë, duke u ndalur në fazë të hershme të garës.

Karateistet e Kosovës në luftë për mdealjen e bronztë në Yerevan

Ekipi i vajzave i Kosovës në karate pritet të garojë për medaljen e bronztë të dielën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Yerevan të Armenisë.

Kjo pas fitores në repasazh kundër Armenisë. 

Kosova e ka nisur mirë garën, duke shënuar dy fitore bindëse: fillimisht ndaj Ukrainës me rezultat 2:0 dhe më pas ndaj Spanjës me të njëjtin rezultat, 2:0. Në çerekfinale, vajzat kosovare janë përballur me Gjermaninë duke barazuar 1:1, por kanë humbur për shkak të diferencës së pikëve.

Në ndeshjen e repasazhit, Kosova e ka mposhtur Armeninë me rezultat të pastër 2:0, duke siguruar rastin për të synuar medalje të bronztë.

Ekipi i Kosovës është i përbërë nga Fortesa Orana, Vlerë Qerimi, Behije Mustafa dhe Elmedina Istogu.


Go to TOP