Kapja e Maduros nga SHBA, Von Der Leyen: Qëndrojmë me popullin e Venezuelës
Presidentja e Komisionit Evropian, ursula von Der Leyen, ka thënë se janë duke i ndjekur nga afër zhvillimet në Venezuelë.
Ajo ka thënë se BE qëndron me popullin e Venezuelës në përkrahje të një tranzicioni paqësor dhe demokratik.
“Duke ndjekur nga afër situatën në Venezuelë. Ne qëndrojmë pranë popullit të Venezuelës dhe mbështesim një tranzicion paqësor dhe demokratik. Çdo zgjidhje duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”, ka shkruar ajo në X.
Von Der Leyen ka thënë se në koordinim me kryediplomaten Kallas dhe shtetet anëtare të BE-së, janë duke u siguruar që qytetarët e BE-së që janë në Venezuelë të mund të mbështeten në përkrahjen e plotë të BE-së. /Kosova.info/
Following very closely the situation in Venezuela. We stand by the people of Venezuela and support a peaceful and democratic transition. Any solution must respect international law and the UN Charter.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) January 3, 2026
With HRVP @kajakallas and in coordination with EU Member States, we are…
