Kapet substancë e dyshuar tek ngasësi i një motoçiklete në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës gjatë kontrolleve në trafik, dje ka ndaluar një drejtues motoçiklete në zonën e Fushë Kosovës.

Gjatë kontrollit, tek drejtuesi i motoçikletës janë gjetur substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore nga Stacioni Policor në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe u bën thirrje që çdo aktivitet të dyshimtë ta raportojnë menjëherë. /Kosova.info/


Go to TOP