Kapet me narkotikë në Kaçanik

Një person është kapur me substanca narkotike gjatë një kontrolli policor në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.

Policia ka njoftuar se rreth orës 00:30, patrulla policore në Kaçanik ndaloi një veturë të tipit Mercedes me targa vendore dhe gjatë kontrollit te pasagjeri, I.Xh, 21 vjeç, u gjetën marihuanë, një mulli për bluarje, një paketë letrash rizla dhe një cigare e mbështjellë me narkotik, të cilat u sekuestruan.

Sipas njoftimit, i njëjti u shoqërua në stacion policor për intervistim, ndërsa rasti u referua Njësisë së Antidrogës. Prokurori i shtetit urdhëroi iniciimin e rastit dhe lirimin e të dyshuarit pas intervistimit në procedurë të rregullt. /Kosova.info/


Go to TOP