Kapet me 7 emigrante të paligjshëm, vihet në pranga 29-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit N. Zh., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap në rrugën Libohovë-Nepravishtë, Gjirokastër, duke transportuar shtatë emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Shërbimet operacionale dhe shërbimet e kufirit të gjelbër të Drejtorisë së Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin në Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë e Gjirokastrës dhe shërbimet FRONTEX, kapën në flagrancë 29-vjeçarin i cili transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Policia ka publikuar edhe pamjet nga arrestimi i të riut.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP