Kapet hajni serial në Fushë Kosovë: Vodhi disa herë, përfundon në pranga

Policia e Kosovës ka arrestuar në Fushë Kosovë një person që për javë të tëra kishte kryer disa vjedhje në të njëjtën zonë, transmeton Kosova.info.

Rasti kishte ndodhur që nga data 5 tetor, ndërsa i dyshuari u kap më 6 nëntor në rrugën “Çajupi”. Sipas policisë, ai ishte i përfshirë në disa raste të përsëritura të vjedhjeve të pronës private.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Go to TOP