Dhuna s’ka të ndalur: Burri kërcënon bashkëshorten në Prishtinë, lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë është detyruar të largohet nga shtëpia pas dhunës psikike që përjetoi nga bashkëshorti i saj, shkruan Kosova.info.
Policia e arrestoi të dyshuarin më 2 nëntor, ndërsa pas konsultimit me prokurorin, ai u lirua në procedurë të rregullt.
Viktima ka kërkuar mbrojtje pranë familjes së saj, ndërsa organet e rendit po vazhdojnë hetimet.
/Kosova.info/
