Kapen mbi 500 litra pije alkoolike dhe rreth 2000 joalkoolike

Dogana e Kosovë pas një hetimi disa ditor  ka arritur që të sekuestroj sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike dhe  jo alkoolike si dhe parave  të falsifikuara në rajonin e Perëndimit.

Operacioni ka filluar sot rreth orës 13:00 në Rogovë të Hasit dhe në Xërxë. Objekt kontrolli kanë qenë 10 lokacione të dyshimta për prezencë të mallrave pa mbulesë.

Mallrat e sekuestruara janë pije alkoolike të llojeve të ndryshme si: Jack Daniels, Jagermeister, Smirnof, Ballantimes, Gordon’s, Vodka , birra  dhe verëra te ndryshme si dhe një sasi e konsiderueshme e pijeve jo alkoolike.

Derisa gjatë kontrollimi janë hasur në para falsifikuara, respektivisht monedha.  Rasti I parave ë falsifikuar i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Dogana fton qytetarët të lajmërojnë raste përmes 080050095 ose rrjeteve sociale. /Kosova.info/

Go to TOP