Kapen 1 mijë e 500 pako cigare të kontrabanduara në autobusin që udhëtonte nga veriu i Mitrovicës në Serbi

Oficerët doganorë serbë, në bashkëpunim me policinë, parandaluan përpjekjen për kontrabandimin e 30 mijë copë cigareve gjatë kontrollit të detajuar në rrugën Rashkë-Kraljevë.

Cigaret e u gjetën, dy orë pas mesnatës, kur një autobus që udhëtonte në linjën veriu i Mitrovicës-Beograd u ndalua për shkak të një kontrolli emergjent pranë qytetit të Varevës.

Shoferi i autobusit, një qytetar 30 vjeçar nga Serbia tha në emrin e tij dhe të njëzet e ca udhëtarëve të pranishëm se ata nuk kishin asgjë për të raportuar në kontrollin doganor, njofton Dogana e Serbisë, raporton Kossev, transmeton Klankosova.tv.

Sidoqoftë, pas një kontrolli të hollësishëm të autobusit, u përcaktua që zgavra e fabrikës mbi timonin e majtë të përparmë ishte e mbushur me kuti cigaresh.

Go to TOP