Kanoset një mjek i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Një person është arrestuar pasi e kishte kanosur një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në orarin e tij të punës, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:10, në QKUK.
Tutje thuhet se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar mjek në klinikën e lartcekur deri sa ai ka qenë në orar të punës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Comments