Kandemir rikthehet te Sigal Prishtina

Skuadra e basketbollit Sigal Prishtina përmes rrjetit social facebook e ka zbuluar emrin e ri të trajnerit të skuadrës.

Tek bardh e kaltërit është rikthyer trajneri turk Ahmet Kandemir.

Nën drejtimin e tij Sigal Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në Prizren në vitin 2013.

Ndryshe Kandemir ka drejtuar klubet e njohura turke: Beşiktaş JK, Pınar Karşıyaka, Mersin BB, Antalya B.

Go to TOP