Rimorkio e kamionit mbetet nën mbikalim në një autostradë

Policia e autostradës në Ontario të Kanadasë ka bërë të ditur se rimorkio e një kamioni mbeti nën një mbikalim të autostradës.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur kur kamioni u përpoq të kalonte urën me rimorkion e ngritur.

Policia Provinciale e Ontarios postoi një video në Twitter që tregonte rimorkion e ngulitur mes rrugës dhe mbikalimit të këmbësorëve mbi autostradën 401 në Mississauga.

Shoferi nuk u lëndua nga aksidenti, bëri të ditur Policia.

Një postim vijues në Twitter, Policia tha se inxhinierët e Ministrisë së Transportit të Ontarios po ekzaminonin mbikalimin për të vlerësuar dëmin e shkaktuar nga kamioni.

Go to TOP