Kamëz/ Gruaja u kthye në shtëpi para 1 jave, vetëvarja pas debateve e dhunës nga burri i alkoolizuar, zbardhet dëshmia
Shahe Lika gruaja e cila i dha fund jetës duke u vetëvarur dhunohej prej vitesh nga burri i saj Shefqet Lika. Mësohet se çifti ka pasur konflikte të shumta prej shumë vitesh, ndërsa bashkëshorti ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj.Mësohet se ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte jetuar tek e motra.
Në banesën e burrit ishte kthyer një ditë para se të merrte vendimin për t’u vetëflijuar. Për shkak të dhunës dhe konflikteve dyshohet se gruaja shkoi drejt vetëvarjes, Shefqet Lika ka qenë i alkoolizuar prej vitesh. Fëmijët e tyre jetojnë jashtë vendit, ndërsa raportohet se pas mbërritjes të hënën kanë pasur debat me familjarët e babait.
56-vjeçari Shefqet Lika, u arrestua për fshehjen e vetëvrasjes së bashkëshortes së tij. Ai ka thënë para policisë se nuk e ka raportuar për vetëvrasje pasi ka pasur frikë se nuk do ta besonin familjarët e të ndjerës.
Lika tha se prej kohësh ata e kanë akuzuar për dhunën që ushtronte nga gruas dhe se familjarët e saj herë pas here e kishin paralajmëruar se do ta denonconin. Por, situata i doli nga kontrolli 56-vjeçarit pasi familjarët e gruas tashmë të vetëvarur patën dyshime dhe kërkuan ekspertizë të trupit të pajetë. Pas ekspertizës rezultoi se 55-vjeçarja ishte vetëvarur.
Shefqet Lika akuzohet për dy vepra penale, shkaktim të vetëvrasjes dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
