Kamenicë: Vidhet litari me fije çeliku me gjatësi 300 metra

Drejtoresha për Zhvillim, Ekonomi dhe Diasporë në KK në Kamenicë ka raportuar në polici se persona të panjohur, te liqeni në fshatin Ruboc kanë vjedhur një sajle (litar me fije çeliku) me gjatësi rreth 300 metra dhe kanë dëmtuar disa pajisje.

Organet e rendit bëjnë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.

Go to TOP