Kalon referendumi në Kazakistan përmes të cilit do të shpërndahet pushteti

Në Kzakistan 77.18 e qytetarëve që morën pjesë në referendum e kanë mbështetur amendamentin e presidentit Kassym-Jomart Tokayev për ndryshime kushtetuese.

Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve atje, ka raportuar të hënën Al Jazeera.

Tash pas referendumit do t’i hapet rruga që pushteti të jetë i decentralizuar me çka Kuvendi do ta ketë rolin e tij të cilin e humbi viteve të fundit.

Ish-presidenti, Nursultan Nazarbayev edhe pse e lëshoi pushtetin në vitin 2019 kishte titullin si “udhëheqës i shtetit”, një titull i tillë nuk do të ekzistojë më shtetin e Azisë Qendrore.

Po ashtu as të afërmit e presidentit nuk do të kenë të mundur që të mbajnë poste qeveritare.

Këto nisma të presidentit të ri cilësohen të jenë si një mundësi për ta ndërtuar “Kazakistanin e Ri’

Go to TOP