Kaloi ilegalisht kufirin në Kosovë, i serb dyshuar deportohet në Serbi
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në fshatin Karaçevë, është ndaluar një person i nacionaliteti serb.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës.
Ndërsa, në raport thuhet se me vendim të gjykatës i dyshuari është deportuar për në shtetin e Serbisë.
“Është ndaluar i dyshuari serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Me vendim të gjykatës i dyshuari është deportuar për në shtetin e Serbisë”, thuhet në njoftim.
Prev Post
Specialja arreston Isni Kilajn
