Kadri Veseli e ka ditëlindjen sot

sh-kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka sot ditëlindjen. Ai mbush 55 vjet.

Veseli ka lindur më 31 maj të vitit 1967-të, në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Kadri Veseli, ka qenë edhe epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai e ka qenë edhe Shef i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Veseli për disa vite ka qenë në krye të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë edhe ish-kandidat për kryeministër të vendit.

Ish-kreu i Kuvendit aktualisht gjendet në Hagë në paraburgim si i dyshuar për krime të luftës.

Go to TOP