Ka filluar seminari i organizuar nga FVK dhe KOK për trajnerë të volejbollit

Seminari që ka për qëllim zhvillimin dhe avancimin e trajnerëve kosovarë të volejbollit, nën ligjërimin e instruktorit slloven, z. Martin Nemec, nga FIVB.

Në këtë seminar po marrin pjesë rreth 30 trajnerë, derisa ligjërimi është i ndarë në dy pjesë – pjesën teorike dhe pjesën praktike.

Kursi do të zgjasë nga 1 deri më 5 korrik dhe do të ndjekë programin dypjesësh në secilën ditë (teorik dhe praktik). /Kosova.info/

Go to TOP