Juventusi heq dorë nga Di Maria
Ekipi italian, Juventus ka vendosur që të heq dorë nga transferimi i Angel Di Marias.
Anësori argjentinas është aktualisht lojtar i lirë dhe po shqyrton mundësitë e vazhdimit të karrierës në ndonjë klub tjetër evropian.
Por, sipas mediave italiane, Juventusi tashmë ka hequr dorë nga transferimi i Di Marias, pas paraprakisht kishte dërguar dy oferta në drejtim të tij.
Barcelona tani mbetet destinacioni më i mundshëm i Di Marias.