Kanosi ish-bashkëshorten, arrestohet burri nga Ferizaj

29 vjeçari A.B nga Ferizaj është arrestuar pasi kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij 25 vjeçare, R.B.

Kanosja erdhi pas një grindje, siç njofton Policia e Kosovës.

Stacioni policor në Ferizaj mbrëmë rreth orës 22:30 ka pranoi informatën se në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj është një rast i kanosjes.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.B (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili pas një grindje, kishte kanosur ish bashkëshorten e tij me inicialet R.B ( F/K) e moshës 25 vjeçare”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e policisë , Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Kanosje’’.

Go to TOP