Juventus ka katër alternativa nëse nuk transferohet Di Maria

Angel Di Maria vazhdon të mbetet një objektiv i Juventusit, por sulmuesi argjentinas po pret Barcelonën.

Anësori është larguar nga PSG dhe ka mbetur futbollist i lirë, por që ende nuk ka vendosur për skuadrën e tij të re.

Juventusi shihej si favorit për të nënshkruar me të, megjithatë Di Maria është në pritje të Barcelonës.

Tuttosport ka shkruar se Zonja e Vjetër është lodhur duke pritur Di Marian dhe tani po shikon opsione të tjera.

Kampioni i shumëfishtë italian ka katër opsione në listë nëse nuk arrihet argjentinasi.

Domenico Berardi mbetet objektivi kryesor, derisa emrat e tjerë në listën e Juventusit janë edhe Nicolo Zaniolo, Filip Kostic dhe Christian Pulisic.

Juve preferon transferimin e Di Marias për faktin se argjentinasi mund t’iu bashkohet me parametra zero.

Go to TOP