Juventus do të jetë në Champions League
Në një sfidë vendimtare ndaj Venezia në “Stadio Pier Luigi Penzo”, Juventus ka fituar 3:2 dhe përfundimisht e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht se vendasit kaluan të parët në epërsi me një gol të hershëm nga Daniel Fila (2′), bardhezinjtë kanë reaguar shpejt dhe brenda gjashtë minutave kanë përmbysën gjithçka me golat e Kenan Yıldız (25′) dhe Randal Kolo Muani (31′).
Venezia ka arritur ta barazojë përkohësisht në pjesën e dytë përmes Ridgeciano Haps (55′), por penaltia e realizuar nga Manuel Locatelli në minutën e shtatëdhjetë e tretë e ka vulosur fitoren e Juve dhe fatin e Venezia, që tashmë zyrtarisht bie në Serie B.
Në tabelën e kryesuar nga Napoli, Juventus gjendet në pozitën e katërt me 70 pikë, ndërsa Venezia në pozitën e nëntëmbëdhjetë me njëzet e nëntë pikë.
