Junik: Më 16 shkurt mbahet turneu tradicional “Dita e Pavarësisë” për seniorë
Të dielën, më 16 shkurt, në Junik zhvillohet turneu tradicional për seniorë “Dita e Pavarësisë” duke shënuar njëkohësisht fillimin e vitit të ri garues. Aktiviteti nis nga ora 10:00 dhe organizohet nga Federata e Pingpongut të Kosovës (FPPK), e cila këtë vit ia ka besuar organizimin Klubit të Pingpongut Juniku.
“Gara është e hapur për të gjithë lojtarët e regjistruar në FPPK, të moshës 16 vjeç e lart, si dhe për garues nga shtetet tjera. Po ashtu, publiku është i mirëpritur të ndjekë ndeshjet dhe të mbështesë sportistët”, thuhet në njoftimin e FPPK-së.
FPPK fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtij eventi tradicional që promovon sportin dhe shpirtin garues në Kosovë. /Kosova.info/

