Jose Mourinho drejt rikthimit në futbollin anglez

Që nga largimi i tij nga Roma në fillim të këtij viti, Jose Mourinho nuk është marr me punën e trajnerit.

Shumë spekulime ka pasur rreth të ardhmes së tij. Së fundmi, po flitet për një rikthim të tij në Premierligë.

Mourinho tashmë e ka pranuar se dëshiron të gjejë një klub të ri përpara nisjes së sezonit 2024/25.

“Nuk jam në pushim, dua të punoj. Dua të punoj, por thjesht nuk dua të marr vendimin e gabuar. Më duhet të pres atë të duhurin, atë që më motivon. Por nëse do të mund të punoja nesër, do të punoja nesër”, ka thënë Mourinho.

Shancet e mëdha janë për një rikthim të bujshëm në Chelsea.

Skuadra londineze është në kërkim të një trajneri të ri pasi Mauricio Pochettino u largua nga klubi me pëlqim të ndërsjellë javën e kaluar .

Po ashtu, “The Special One” është dashuruar vazhdimisht nga klubet në Arabinë Saudite dhe thuhet se ka mbajtur bisedime ballë për ballë me skuadrën turke, Fenerbahce, në fillim të këtij muaji.

Go to TOP