Jon Kuka fiton medaljen e parë në gara zyrtare, ky është reagimi i Dritonit

Jon Kuka është një tjetër talentë i xhudos. Joni është djali i trajnerit të Kosovës, Driton Kukës.

Joni në kategorinë deri në 56 kilogramë ka fituar medaljen e parë në gara zyrtare, duke triumfuar në Kupën Evropiane për grupmoshën deri në 15 vjeç.

Driton Kuka, fjalë të mëdha kishte për trajneren Majlinda Kelmendi dhe Fatosin, që po sipas tij po ia kthejnë borxhin.

“Ndjenjë e mirë e veçantë që Majlinda e Fatosi si ish garues të mi sot po fillojnë të më kthejnë borxhin me medalje me nxënësin e tyre djalin tim Jonin!”, shkroi Kuka në rrjetin e tij social në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP