Johnson uron Zelenskyn për tërheqjen e forcave ruse nga Kievi
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka uruar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për tërheqjen e forcave ruse nga Kievi.
Duke folur në telefon me presidentin e Ukrainës, Johnson tha se “civilët janë duke vuajtur shumë”.
Ukraina thotë se forcat e saj kanë rimarrë të gjithë rajonin rreth Kievit, pasi Rusia është tërhequr nga aeroporti Hostomel dhe qytetet kryesore të fushëbetejës Irpin dhe Buça.
Zelensky e quajti Mbretërinë e Bashkuar një aleat të fuqishëm në një postim në Twitter në lidhje me bisedën e tij me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar.
Talked to @BorisJohnson again. The United Kingdom is our powerful ally. Discussed the defensive support for 🇺🇦, intensification of anti-Russian sanctions and post-war security guarantees. We look forward to the donors' conference for Ukraine.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 2, 2022
