Joshua: S’e krahasoj veten me Mike Tyson, ai është dërguar nga parajsa për të boksuar

Anthony Joshua ka folur me superlativa për ish-boksierin, kampion të peshave të rënda, Mike Tyson.
Britaniku ndër të tjera thotë për të se është dërguar nga parajsa për të boksuar dhe është e tepërt që ai të krahasohet me të.

“Shiko në futboll, Mayweather është sikurse Messi apo Ronaldo në boks. Jo gjithkush mund të jetë sikurse Mike Tyson, ai është dërguar nga parajsa për të boksuar”, tha ai.

“Mike është një ‘specie unike’. Kam mësuar shumë nga ai, por nuk mund të jem sikurse ai”, përfundoi ai.

Joshua do ta ketë një test të vështirë të shtunën ndaj Oleksandr Usyk, përballje kjo e cila do të vendosë shumëçka në lidhje me “pushtetin” e vërtetë të britanikut në boks.

Meçi i parë në mes të dyshes përfundoi me fitoren e ukrainasit, diçka e cila nuk mund të kapërdihet assesi nga Joshua nëse përsëritet.

Go to TOP