Joshua në lot pas meçit me Usyk: Jam shumë i mërzitur
Mbrëmë është zhvilluar revanshi midis dy boksierëve të peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk ku ky i fundit doli fitues pas 12 raundeve luftë.
Pas meçit, të dy boksierët kishin sjellje sportive ndaj njëri-tjetrit, por për Joshuan kjo ishte humbja e dytë radhazhi nga boksieri ukrainas.
Në konferencën për media pas meçit me Usyk, Joshua është parë i mërzitur derisa ka shpërthyer në lot duke thënë se është i mërzitur.
“Është vërtetë e vështirë të them se jam krenar me vetën. Unë jam i mërzitur, me të vërtetë, thellë në zemrën time”, shprehet Joshua teksa shpërthen në lot.
Në anën tjetër, Usyk pas meçit me Joshuan ka ftuar në ring kampionin e pamposhtur të boksit, Tyson Fury i cili kishte njoftuar pensionimin, por mbrëmë ka dhënë shenja se mund t’i kthehet ringut.
