Për videon ‘propagandistike’ të VV-së, Jasharaj: Krenar të jem krah çlirimtarëve

Kryetari i Këshillit Grevist dhe i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për videon e VV-së, ku mes figurave të shumta që ekspozohen si shkatërrues shteti, gjendet edhe ai.

Jasharaj ka thënë se ndihet krenar që është vënë krah çlirimtarëve.

“Sa i përket videos, duke parë që aty janë edhe emrat eminentë, ata që kanë në ballë të luftës për çlirimin e Kosovës, unë nuk ndjehem i ofenduar, pavarësisht konotacionit që ata mundohen ta paraqesin. Thjesht është një video me çlirimtarët e Kosovës, që fatkeqësisht janë në Hagë… me njerëz eminentë, me njerëz që i kanë dhënë kontribut dhe që kanë marrë pjesë në aktet finale të shtetit tonë, nuk ndjehem i ofenduar edhe pse VV e ka bërë me qëllimet më negative të mundshme”, ka thënë ai në KTV.

Jasharaj ka përmendur Selimin, Limajn e Haradinajn, duke i konsideruar figura eminente të luftës.

“Me Rexhep Selimin, e me komandantat e luftës të shihesh në fotografi, me Limajn, Haradinajn që janë figura eminente të luftës, për mua është krenari”, ka deklaruar Jasharaj.

Go to TOP