Jep dorëheqje trajneri i Holandës, pas zhgënjimit në Euro 2020

Frank de Boer është larguar si trajner i Holandës pas zhgënjimit në Euro 2020.

51 vjeçari njoftoi vendimin e tij në një deklaratë zyrtare të martën, njofton Klankosova.tv

“Në pritje të vlerësimit, unë kam vendosur të mos vazhdoj si trajner i kombëtares. Objektivi nuk është arritur, kjo është e qartë.

“Kur u afrua të bëhesha trajner i kombëtares në vitin 2020, mendova se ishte një nder dhe një sfidë, por isha gjithashtu i vetëdijshëm për presionin që do të më vinte nga momenti kur unë u emërova, ai presion vetëm po rritet tani, dhe kjo nuk është një situatë e shëndetshme për mua, as për skuadrën në prag të një ndeshje kaq të rëndësishme për futbollin holandez në rrugën e saj për në kualifikimin e Kupës së Botës”, përfundon De Boer.

Kombëtarja e Holandës u eliminua nga Çekia me rezultat 2-0.

Go to TOP