“Jemi të trishtuar, nuk duken mirë” – Xavi tregon për lëndimet e De Jong dhe Pedrit

Barcelona ka marrë vetëm një pikë nga udhëtimi në San Mames përballë Athletic Bilbao, pasi kanë luajtur baras 0-0.

Megjithatë katalunasit kanë dalë të dëshpëruar nga kjo ndeshje, jo vetëm për faktin se nuk fituan, por edhe për arsyeje se kanë humbur dy futbollistë shumë të rëndësishëm.

Dy mesfushorët Frenkie de Jong dhe Pedri u larguan nga ndeshja gjatë pjesës së parë shkaku i lëndimeve.

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se është e trishtuar që kanë humbur dy futbollistë kaq të rëndësishëm.

“Është një ditë e trishtuar për Frenkie de Jong dhe Pedrin. Edhe ne jemi të trishtuar”, ka thënë Xavi i pyetur për lojtarët e lënduar.

“Ne do të shohim se sa kohë do t’u duhet për t’u rikuperuar. Lëndimet nuk duken mirë. Ata janë dy lojtarë të rëndësishëm”, tha shefi i shtabit teknik të Barçës.

Përveç dy lojtarëve të lënduar të dielën në mbrëmje Barcelona është duke luajtur edhe pa futbollistë tjerë të rëndësishëm pasi të lënduar vazhdojnë të jenë edhe Gavi, Alejandro Balde, Ferran Torres dhe Marcos Alonso.

Go to TOP