“Diplomacia parlamentare” bën bashkë Kurtin, Konjufcën dhe Hovenierin

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me mbështetje të organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office (FES), do të organizojë Konferencën ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” .

Konferenca mbahet në Prishtinë, duke filluar në orën 9:00.

Në konferencë do të jenë të pranishëm kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Peter Hurrelbrink, drejtor i FES-it.

Në njërin nga sesionet e saj do të marrin pjesë edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, Thomas Szunyog, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Jorn Rohde ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.

Go to TOP