Jemen, 57 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet

Të paktën 57 persona kanë vdekur dhe mijëra janë zhvendosur pas përmbytjeve në Jemen.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 34 mijë familje janë prekur nga reshjet e dendura të shiut që nisën në qershor.

Bëhet e ditur se përmbytjet kanë përkeqësuar “situatën tashmë të rëndë humanitare” të vendit ku miliona njerëz po jetojnë me pasojat e një konflikti civil që filloi pothuajse 10 vjet më parë.

Go to TOP