Javën tjetër hapet aplikimi për subvencionimin e fermerëve me fond prej rreth 50 milionë euro

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se të martën e 26 prillit do të hapet për aplikim Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2022.

Siç ka bërë të ditur ai, ky program ofron mbështetje financiare prej 50 milionë eurove për fermerët.

“…duke përfshirë; 5 milionë euro subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore; grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë”, ka shkruar Peci në llogarinë e tij në Facebook.

Mes tjerash, ka përmendur disa nga punët e mira që sipas tij janë bërë në ministrinë që udhëheqë.

“Kemi rritur përkrahjen për: 216% për grurin, 119% për misrin, 118% për pataten dhe fasulen, 85% për perimet për perimet në fushë të hapur, 100% për perimet në sera, 33% për bletët, 26% për kulturat pemëtarë, 25% për mjedrën, 21.6% për farën e grurit, 16% për qumështin sipas cilësisë; si dhe rritje të konsiderueshme për shumicën e sektorëve dhe nën-sektorëve të paraparë me Programin e Pagesave Direkte 2022”.

Go to TOP