Fotografitë më të veçanta, të përmbledhura në një fotogaleri, nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas.
1Ky imazh me sekuenca tregon Sofia Lyskun nga Ukraina në garën e zhytjes në platformën 10 metra për femra në Kampionatin Botëror të 19-të FINA në Budapest, më 26 qershor.2Personeli i Marinës bullgare duke shkatërruar një minë në Detin e Zi, më 1 korrik.3Një luftëtar taliban kontrollon valixhen e një këmbësori përgjatë një rruge të bllokuar para një takimi të planifikuar të këshillit të liderëve fisnorë dhe fetarë në Kabul, më 29 qershor.4Disa fëmijë në Pakistan tregojnë gishtat e tyre të lyer me ngyrë pasi kanë marrë vaksinën kundër poliomielitit në Kandahar, më 28 qershor.5Vullnetarët duke bartur ndihmat dërguara nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin për njerëzit e prekur nga tërmeti vdekjeprurës i fundit në provincën Khost.6Një çift i plagosur në një qendër tregtare në Kremençuk, që u godit nga një raketë ruse, shihen kapur për dore teksa po tratohen në një spital. Të paktën 18 persona u vranë në këtë sulm.7Anna Satanovskaya, 84 vjeçe, duke qarë për humbjen e papritur të bashkëshortit të saj, i cili u vra pasi ndërtesat e banimit u goditën disa herë nga bombardimet ruse në Harkiv, më 27 qershor.8Flamuri ukrainas valëvitet në një shtyllë në mes të një are me grurë jashtë Kievit, më 29 qershor.9Pelegrinët Sikhi mblidhen për të përkujtuar 183-vjetorin e vdekjes së Ranjit Singh, maharaja e parë e perandorisë Sikh, në Gurdwara Dera Sahib në Lahore, më 29 qershor.10Një grua duke qarë ndërsa pas saj shihen lulet që njerëzit kanë sjellë në qendrën tregtare tashmë të shkatërruar Amstor në Kremençuk, Ukrainë, më 28 qershor, pasi një sulm me raketa ruse vrau të paktën 18 njerëz një ditë më parë.11Serbët mbajnë ikona teksa marrin pjesë në një ceremoni për shënimin e Betejës historike të Kosovës në një memorial në Gazimestan, në periferi të Prishtinës, më 28 qershor.12Një foto me sekuenca tregon flutirimin e xixëllonjave në një pyll pranë Salgotarjanit, Hungari.13Ekipet ukrainase të shpëtimit punojnë jashtë një ndërtese banimi të dëmtuar nga goditjet e raketave ruse në Kiev, më 26 qershor.14Kalimtarët dhe zyrtarët mblidhen pranë një krateri të mbushur me ujë pas shpërthimit të një rakete ruse në periferi të Harkivit, më 26 qershor.