Java e ardhshme shndërron Prishtinën në qendër të sigurisë kibernetike dhe privatësisë

Java e ardhshme shndërron Prishtinën në qendër të sigurisë kibernetike dhe privatësisë
PRISHTINË/Kosova.info
Edicioni i 8-të i Konferencës më të madhe për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Ballkanin Perëndimor “Cyber ZERO”, jep përgjigje mbi dilemat nëse Kosova dhe rajoni kanë kapacitete për t’u përballë më sulme të mundshme kibernetike.Mbi 60 folës eminent nga e gjithë bota, para një publiku që pritet të kaloj shifren prej 1000 pjesëmarrësve, siguria online do ta ketë primatin në secilin diskutim e panel.Shpërndarja e informacionit dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike, privatësia dhe siguria, ndërveprimi i tyre, influenca e telefonave inteligjentë në dhunën në shkolla, dezinformimi i krijuar nga inteligjenca artificiale,zbulimi i kërcënimeve, mbrotja e të dhënave nga humbja, roli i ndërtimit të komuniteteve për sigurinë kibernetike, grupet në Telegram dhe politikat e TikTok-ut, dhe disa tema të tjera, me eksperienca nga ekspertë vendor e ndërkombëtare bëjnë “Cyber ZERO” pikë referente për rekomandime për sëcilin institucion.Albanian Cyber Association sjell për herë të parë në Kosovë një përfaqësues të lartë të rrjetit më të përdorur, TikTok. Jade Nester e cila është udhëheqëse e politikave të jashthme të të dhënave mbi shqetësimet, shantazhët, kërcënimet dhe bullizimin në TikTok, do të jetë më 4 Mars në Prishtinë, për të ndarë shumëçka me audiencën tonë dhe mediat e interesuara mbi atë së si dhe çfarë bënë TikTok për t’i trajtuar këto raste.Në konferencën dy ditore i pranishëm do të jetë, ministri i punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, me fjalë hapëse.

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç do ti bashkohet “Cyber ZERO” më 4 Mars në Prishtinë, i cili është nënshkruesi i dokumentit që qoj në themelimin Qendrën Rajonale për Luftimin e Krimit Kibernetik dhe Sigurisë Kibernetike.

Këtë vit në Prishtinë zbarkojnë edhe 10 kompani që janë liderë kryesor global me bazë në SHBA, në fushën e sigurisë kibernetike.

Secila prej tyre do të ofrojë njohuri për produktet dhe zgjidhjet më të fundit që synojnë ta bëjnë botën digjitale një vend më të sigurt.

Nga Tetori i vitit që lam pas , Shoqata Kibernetike Shqiptare (ACA), FINDBUG, në mbështjete të madhe të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka vazhduar në edukimin e shoqërisë civile dhe sidomos mediave të rera me ngritje të vetëtdijes mbi rëndësisnë e sigurisë online.

Bashkë me Ambsadën Amerikane në Prishtinë, Shoqatën Kibernetike Shqiptarë dhe FINDBUG, edhe këtë edicion të Konferencës “Cyber ZERO”,i ka vënë vetës qëllim që të forcoj kapacitetet e sigurisë kibernetike të mediave. Në Tetor filluam një cikël të ri edukimi me 9 organizata mediale dhe të shoqërisë civile, ekipet e të cilave kanë marrë njohuri tëçmuara dhe aftësi të rëndësishme, si punonjës nëepokën digjitale, duke i mësuaa ata se si duhet mbrojtur nga kërcënime kibernetike dhe mashtrime të ndryshme online.

Sesionet tona të trajnimit të higjienës kibernetike,që rëndom janë praktike dhe tërheqëse, kanë ofruar investim të arsyeshëm për të forcuar sigurinë e mediave dhe ojq-ve, në mënyrë substanciale.

Me ekipet tona të mëdha, që në edicionet e kaluara kanë detektuar qindra dobësi edhe në 39 televizione,media online, organizata të shoqërisë civile, pa harruar minoritetet anëmbanë Kosove kemi përgatitur raporte me analiza të thella tëinfrastrukturës së rrjetit të brendshëm, duke zbuluar vulnerabilitete të fshehura që mund të shfrytëzohen nga kriminelet kibernetik. Identifikimi dhe korrigjimi i këtyre dobësive, padyshim që presim ta forcojë prezencën e tyre në treguan medial dhe në hapësirën digjitale.

Përmes Projektit “Media të Pavarura-Qëndrueshmëria e Sigurisë Kibernetike”, i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, është ofruar një mundësi e jashtëzakonshme në mbrojtjen e sistemeve të tyre online. Përveç 9 mediave qëi përmendëm më lartë, gjatë projektit në edicionin e kaluar: Telegrafi, YIHR, SOS Kosova, Kosova.info ,Kosova.info na Bosanskom,Gracanica Innovation Center, ATV, IKD, Kanal10 ,Teleneës, Buletini Ekonomik , RTV Dukagjini ,T7 , Radio Roma Avazo , Kosova Haber 2,Levizja FOL, Roma Versitas Kosova, Kosovo Press, QRV, CHËB, INPO, TeVe1, Reporteri, Radio KIM, Infokusi, Front Online, Kallxo, Klan Kosova, D4D kanë marrë mësime të vlefshme, në mbrojtje të sistemeve, rrjeteve dhe programeve nga sulmet digjitale.Gjatë kësaj kohe nga ligjëruesit e Shoqatës Kibernetike Shqiptare janë trajnuar 382 gazetarë dhe punonjës të mediave dhe Organizatave jo Qeveritare, mbi sigurinë e punës së tyre online dhe rëndësinë e mbrojtjes nga sulmet digjitale.Auditimi i sistemeve të tyre të Teknologjisë Informative, për dobësitë potenciale dhe përpiuthshmëria e standartëve të sigurisë online ka rezultuar me numër të madh të dobësive, të cilat janë identifikuar dhe janë përcjellë tëk njerëzit kompetent. 926 asete digjitale janë skanuar dhe testuar në aspektin e sigurisë.Pjesëmarrësit janë trajnuar për të njohur teknikat dhe mjetet që hakerët bashkohorë përdorin kur synojnë organizatat dhe individët.Duke demonstruar skenarë të mundshme të sulmeve, kemi përgatitur pjesëmarrësit për të menaxhuar me efikasitet situata potenciale të rrezikut, për të mbrojtur sistemet kibernetike të shoqatës.Garantimi i lirisë së shprehjës nuk ka çmim, prandaj mbrojtja online vazhdon të jetë sfidë.

Ekspertët tanë vlerësojnëse mediat me lexueshmëri të madhe janë më të ndjeshme nga sulmet e tilla, prandaj përkushtimi duhet të jetë i çdoditshëm, vigjilencë në cdo minut.

Shqiptare Kibernetike bashkë Ambasadën Amerikane në Prishtinë, mbetët e përkushtuar dhe e hapur për kontribut, rrjetizim, zgjidhje të problemeve, ide&sugjerime dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet, kompanitë e mediat që hasin në vështirësi ose që kanë dobësi në rrjetin e tyre online. / Kosova.info

Go to TOP