Jahjaga: S’duhet të kemi tolerancë ndaj dhunës

Për rastin e dhunës fizike ndaj të moshuarës në Pejë ka reaguar edhe Atifete Jahjaga.

Përmes një statusi në Facebook, ajo tha se që s’ka tolerancë ndaj këtij fenomeni.
“Dhuna nuk arsyetohet në asnjë rrethanë, e aq më pak ndaj një personi të brishtë dhe të pafuqishëm. Si shoqëri duhet të mos tregojmë tolerancë ndaj këtij fenomeni negativ, e që pasqyron një figurë të tmerrshme të shoqërisë sonë” tha ndër tjer ajo.

Statusi i plotë:

Jashtëzakonisht e shqetësuar nga pamjet që tregojnë dhunën e ushtruar ndaj një të moshuare në shtëpinë e të moshuarëve në Pejë.

Dhuna nuk arsyetohet në asnjë rrethanë, e aq më pak ndaj një personi të brishtë dhe të pafuqishëm. Si shoqëri duhet të mos tregojmë tolerancë ndaj këtij fenomeni negativ, e që pasqyron një figurë të tmerrshme të shoqërisë sonë.

Të moshuarit dhe secili person duhet të ndihet i sigurt në familje, shoqëri dhe komunitetin ku jeton.

E për ta siguruar një shoqëri të tillë, organet përgjegjëse duhet të ndëshkojnë rreptë të gjithë dhunuesit/dhunueset.

Interview with the President of Kosovo Atifete Jahjaga, European Parliament, Brussels 06/09/2011
Go to TOP