Dhëndëri i të moshuarës që u rrah në Pejë ka qenë kandidat për deputet nga AAK
Lajmi për të moshuarën që u rrah sot, po komentohet kudo.
Fjala është për nënën e dëshmorit Taulant Nura, e cila u rrah nga infermierja Aurona Pelaj, e cila bashkë me Altinë Rexhepin dhe Remzije Kuqin, u arrestuan nga Policia e Kosovës.
E, për gjendjen e të moshuarës ka folur dhëndëri i saj.
Dhëndëri i zonjës që u rrah, është Erzen Vala, i cili ka qenë kandidat i AAK-së për deputet, në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.
Po ashtu, Vala është edhe piktor me profesion.


