Jahja e Xhema drejtuan ndeshjen çerekfinale në Kupën Evropiane

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja e Sherif Xhema, kanë drejtuar tjetër ndeshje të rëndësishme evropiane në fundjavën e kaluar.

Jahja e Xhema ishin të deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për ta drejtuar takimin Olympiacos – Runar Sanderfjord, që ishte i pari i fazës çerekfinale të Kupës Evropiane për hendbollistë. Ndeshjen e zhvilluar të dielën në Greqi e fitoi Olympacosi me rezultat 37:31.

Ndeshja e kthimit është më 30 mars në Sanderfjord të Norvegjisë.

FHK-ja prezantohet vazhdimisht me gjyqtarë dhe delegatë në garat evropiane.

Drejtimi i ndeshjes çerekfinale nga Jahja e Xhema dëshmon që besimi dhe vlerësimi ndaj zyrtarëve kosovarë të ndeshjeve sa shkon e rritet në EHF. /Kosova.info/


Go to TOP