Ja si Edi Rama po rrënon politikisht Ilir Metën

Partia e Lirisë duket se po shkon për “skrap”. Pak ditë më parë deputeti i PL i Shkodrës, Agron Çela braktisi këtë parti për t’iu bashkuar Partisë Socialiste, ndërkohë që gazeta “SOT” ka zbuluar edhe skemën që do përdorin socialistët për të fundosur Partinë e Lirisë. Mësohet se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar strukturat socialistë dhje vartësit e tij që të rikthejnë pranë PS sa më shumëmilitantë të PL, që dikur kanë qenë pjesë e familjes së madhe socialiste. Mësohet se Rama përmes kësaj lëvizje, synon të rrënojë politikisht kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta politikisht. Sinjali më i freskët erdhi nga Shkodra, ku është shkrirë dega e PL, për shkak se kryetari i kësaj partie, Edmond Ndou dhe deputeti Çela iu bashkuan socialistëve.

PS i përgjigjet Metës

Ndërkohë dje ssekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i është përgjigjur kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi deputeti i kësaj force politike në qarkun e Beratit, Agron Çela, cili kaloi me mazhorancën. Në një intervistë televizive, Klosi u shpreh se Partia Socialiste është si magnet, pasi është forca politike më e madhe, më e organizuar dhe më fituesja në vend.“Kam marrëdhënie shumë të mira me zotin Çela dhe me shumë kolegë të PD-së në parlament. E shikoj si një magnet që PS-ja është shumë e fortë, kjo ka qenë gjatë gjithë kohës. Një herë kemi pasur çarje, ajo çarje na humbi pushtetin në 2005 dhe nga ai moment, nuk ka pasur më ngjarje që nga PS-ja të largohet. PS-ja vazhdon të dëshmojë që është partia më e madhe, më e organizuar, më fituesja në vend dhe si e tillë është një magnet shumë i mirë për ata që duan që të ketë punë të mira për komunitetin. Zoti Çela vjen si një deputet që ka mbështetje të konsiderueshme të shprehur në vite, në disa mandate në zonën ku ai funksionon, pra, ka forcën e tij politike personale dhe këtë ai e menaxhon për të mirën e komunitetit. Unë mbështes çdonjërin, partia është kryesorja, struktura është më rëndësishmja, njerëzit që na votojnë, janë ata që ne duhet t’i vlerësojmë”, theksoi ai.

Klosi: Veliaj do të jetë kandidati i PS për Tiranën

Më tej sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është kandidati i kësaj force politike për kryeqytetin në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një intervistë televizive, Klosi u shpreh se lista me 61 kandidatët për bashkitë do të shpallet zyrtarisht nga forumet e partisë.“Ka një prononcim të kryetarit të partisë dhe të shumë drejtuesve apo përfaqësuesve të institucioneve drejtuese të PS-së, që asnjë dyshim nuk ka për kandidimin e zotit Veliaj, i cili zyrtarisht do të jetë me 60 kryetaret dhe kryetarët e tjerë, kur lista të shpallet zyrtarisht nga forumet. Ne do të bëjmë procesin tonë të marrjes së mendimit të opinionit të partisë, të vendimarrjes të forumeve të  larta drejtuese, Kryesia do të marrë vendim për 61 kryetarët. Në momentin  që po flasim, nuk ka asnjë çedim në këtë kandidim”, nënvizoi Klosi.

Ja si nisi krisja e Agron Çelës me PL

Por një fotografi e deputetit të Partisë së Lirisë, Agron Çela me Elisa Spiropalin, drejtuesen politike të socialistëve për qarkun e Shkodrës, ngjalli dyshime për një lëvizje të mundshme të tij në Partinë Socialiste. Ndonëse deputeti Çela nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar për të konfirmuar këtë lajm, sinjalet për një krisje të marrëdhënieve me ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim janë dhënë edhe më herët. E fundit ishte vota e tij pro zgjatjes së afatit për organet e vetingut në 10 shkurt të 2022-shit duke bashkuar votat me mazhorancës socialiste, kur deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndoqën linjën e kryetares Monika Kryemadhi duke abstenuar votimin. Por krisja e marrëdhënieve të Çelës me LSI duket se ka nisur edhe më herët, në 2019-tën, kur LSI dogji mandatet bashkë me Partinë Demokratike, vendimmarrje të cilën deputeti i Shkodrës asokohe e kritikoi, ndonëse iu bashkua vendimit të shumicës. Kalimi i Çelës tek socialistët në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, nuk do të jetë humbja e vetme për Partinë e Lirisë, pasi bashkë me të, siç shihet edhe në foton e publikuar nga Spiropali, do jetë edhe kryetari i Partisë së Lirisë në Shkodër, Edmond Ndou.

Go to TOP