Ja si do të jetë moti ditën e enjte në Shqipëri

Dita e enjte parashikohet të jetë nën ndikimin  e masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës kryesisht  përgjatë relieveve malore në jug të vendit. Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 18m/sek.

Temperaturat parashikohen të pësojnë rënie në vlerat minimale.

Më konkretisht:

zonat malore 14°C deri në 35°C

zonat e ulëta 19°C deri në 36°C

zonat bregdetare 17°C deri në 34°C

Go to TOP