Ja nga sa vota të diasporës kanë marrë Vitia dhe Rama
Më 14 nëntor në Kosovë u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna të vendit.
Në Komunën e Prishtinës, fitues doli kandidati i LDK-së për kryetar të kryeqytetit, Përparim Rama, i cili fitoi në garën kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, shkruan Kosova.info.
Gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar edhe votat me postë të dërguara nga diaspora.
Sipas rezultateve, Arben Vitia ka marrë 122 vota nga diaspora, ndërsa Përparim Rama vetëm 15.
Prev Post
Formacionet zyrtare: Finlandë – Francë
