Ja çfarë e bën nenexhikun një ‘bar të përdorshëm për të gjitha stinët’?

Çaji i mentes mund të jetë një zgjidhje për shumë probleme, qoftë humor i keq, stomak i trazuar, humbje energjie ose një ftohje e thjeshtë. Saktësisht kështu edhe Dr Dixa Bhavsar përshkruan përfitimet e ndryshme të nenexhikut, duke shtuar se të gjitha këto cilësi e bëjnë atë “barishte për të gjitha stinët”.

“Nenexhiku është bari im për të gjitha stinët. Qoftë për dhimbjen e fytit gjatë të ftohtit, një çaj të nxehtë gjatë shiut, ose thjesht një mojito freskuese gjatë verës, nenexhiku i bën të gjitha, “tha Bhavsar në një postim në Instagram, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Por ka shumë më tepër përfitime sipas Bhavsar nga ky bar:

-Nenexhiku ka një nga kapacitetet më të larta antioksiduese dhe anti-inflamatore për të kuruar alergjitë.

-Zbut shqetësimet me stomakun pasi lehtëson fryrjen, gazrat dhe dhimbjet menstruale.

-Ndihmon në tretje pasi rrit sekretimin biliar dhe inkurajon rrjedhjen biliare, e cila ndihmon në shpejtimin dhe lehtësimin e tretjes.

-Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

-Lehtëson simptomat e IBS ose sindromës së zorrës së irrituar.

-Trajton erën e keqe të gojës.

-Ndihmon në ushqyerjen me gji pasi zvogëlon çarjet e thithkave dhe dhimbjet që shpesh shoqërojnë ushqyerjen me gji.

-Mentoli gjithashtu ka një efekt ftohës dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së fytit, veçanërisht kur kombinohet me çaj. Ai ndihmon gjithashtu në uljen e temperaturës.

-Përmirëson vetëdijen dhe përqendrimin mendor dhe parandalon humbjen e kujtesës, përmendi Bhavsar.

-Gjithashtu ndihmon në zbutjen e lëkurës, kurimin e infeksionit, kruajtjen dhe lehtëson simptomat e akneve, tha ajo.

Bhavsar shpjegon edhe përgaditjen e nenexhikut: Ziejini 7-10 gjethe nenexhiku në një gotë me ujë për pesë minuta. Kullojeni dhe konsumojeni të parin në mëngjes.

Go to TOP