Izraeli kërkon ndihmën e Egjiptit në hetimin e plotë të sulmit vdekjeprurës në kufi

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën e quajti vrasjen e tre ushtarëve nga një anëtar i shërbimeve egjiptiane të sigurisë një sulm terrorist dhe kërkoi një hetim të plotë të përbashkët me Kajron.

Egjipti thotë se po punon me Izraelin për të hetuar incidentin që ndodhi të shtunën, raporton Reuters.

“Izraeli i transmetoi një mesazh të qartë qeverisë egjiptiane. Ne presim që hetimi i përbashkët do të jetë shterues dhe i plotë”, tha ai.

Go to TOP