Izraeli bën thirrje që evakuohet veriu i Gazës
Ushtria izraelite ka përsëritur thirrjen e saj për evakuimin e banorëve në veri të Gazës.
Kjo thirrje është përsëritur nga zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.
“Kjo është një këshillë urgjente ushtarake nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit. Për sigurinë tuaj, ne u bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Gazës veriore që të zhvendoset përkohësisht në jug”, është shprehur ai.
