Istogu fiton ndaj Boreas

Istogu ka shënuar fitore ndaj Boreas me rezultat 97:75 (20:19, 27:19, 28:21, 22:16) për të siguruar kalimin në gjysmëfinale të Final 8 Kupës së Ligës së Parë.

Pas një fillimi të baraspeshuar, istogasit bën dallimin në periudhën e dytë dhe të tretë, për tu shkëputur dhe për të fituar në fund me epërsi të lartë 97:75.

Te Istogu u dalluan Albin Berisha me 20 pikë e shtatë kërcime dhe Brandon Adelman me 21 pikë e tët kërcime, derisa te Borea, Andi Ahmeti kishte 18 pikë.

Istogu në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes KEKU-New Basket. /Kosova.info/


Go to TOP