Ishte ngjitur në luhatëse, 13-vjeçarja nga Hondurasi përplas kokën në shufrën e hekurt – prindërit e shikuan duke vdekur

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Santa Barbara në Honduras, ku një vajzë 13-vjeçe humbi jetën në një park lodrash.

Dyshohet se doreza e derës ishte ndryshkur dhe vajza kishte vërejtur këtë dhe kishte filluar ta mbajë me dorë, por pa ndonjë sukses.

Madje është publikuar edhe videoja amatore që shfaq momentin kur Britany Fernandez përplaset në shufrën e hekurt, pasi që rrëshqiti nga ulësja derisa familja e saj po e shikonin tërë ngjarjen.

Kur trupi i vajzës u përplas në platformën e metaltë, koka e saj goditi shufrën e goditja dëgjohet qartë në video.

Të gjithë të pranishmit vrapuan për t’i dalë në ndihmë, por goditja në kokë ishte fatale për vajzën e cila u shpall e vdekur me t’u dërguar në spital.

E pronarët e parkut të lodrave thanë për televizionin lokal, se kanë leje pune dhe akuzuan rëndë prindërit e vajzës së ndjerë.

“Vajza e vogël shkoi në luhatëse pa shoqërimin e prindërve dhe humbi vetëdijen. Nuk jemi ne fajtor, i posedojmë lejet e nevojshme”, thanë ata.

Në anën tjetër, policët kanë filluar hetimet dhe po mbledhin prova nga vendi i ngjarjes. Madje në një prononcim për media e kanë cilësuar vdekjen e vajzës si aksidentale. 

Go to TOP