Bota

Ishin gjetur 400 kilogramë kokainë brenda Ambasadës ruse në Argjentinë, dënohen katër zyrtarë të profilit të lartë

Janë shpallur fajtorë katër zyrtarë të profilit të lartë për posedimin e 400 kilogramëve kokainë, që ishin gjendur brenda ambienteve të Ambasadës së Rusisë në Argjentinë.

Një juri në gjykatën e qarkut Dorogomilov në Moskë dënoi kreun e grupit, Andrei Kovalchuk, ish-shefin e Departamentit të Mirëmbajtjes në Ambasadën ruse, Ali Abyanov dhe biznesmenët Vladimir Kalmykov dhe Ishtimir Khudzhamov për blerjen dhe ruajtjen e kokainës në shkollën e Ambasadës në Buenos Aires, që ata planifikonin ta shisnin në Evropë.

Zyrtarët e dënuar përballen me deri në 25 vjet burg secili. Në shkurt 2018, ministrja argjentinase e Sigurisë, Patricia Bullrich pati thënë se 389 kilogramë kokainë u patën sekuestruar në vitin 2016.

Rasti u zbulua gjatë operacionit të njohur si “12 mbretëreshat”, dy vjet pas zbulimit të kokainës në valixhe brenda Ambasadës ruse.

Valixhet ku ishte fshehur kokaina

Sasia në total e kokainës ishte 389 kilogramë e shpërndarë në 12 çanta diplomatike, me vlerë 50 milionë euro.

“Kokaina ishte zëvendësuar me miell ku është transportuar në Rusi, ku dy persona u arrestuan kur erdhën për ta marrë atë”, ka thënë Bullrich.

Organizatori, i identifikuar më vonë, Kovalchuk, një ish-punëtor teknik në Ambasadën ruse në Argjentinë, kërkohej me anë të një urdhër-arresti ndërkombëtar, por më vonë kishte jetuar në Gjermani.

Gjermania e ekstradoi atë në Rusi në korrik të 2018-së. Një muaj më vonë, Bullrich ishte shprehur se kokaina e konfiskuar është djegur në një krematorium në Buenos Aires.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort